Shkodrës i shtohen, dy ambulanca të reja të cilat do të jenë në shërbim të dy qëndrave shëndetësorë në zonën e Thethit dhe në zonën e Velipojës.
Duket se ky ka qënë një premtim i dhënë nga titullarja e Drejtorise së Njësisë së Kujdesit Shëndetësorë në Shkodër Xheni Halili, e cila u shpreh se këto ambulanca janë dhurata nga një organizatë norvegjeze ndërkohë që përvec sezonit turistik ato do të shërbejnë gjatë 12 mujave të vitit.
Ne nje postim ne rrjetet sociale, Drejtoria e Njesise se Kujdesit Shendetesore shkruan se ky eshte nje pretim i mbajtur per komunitetet.
“Falë bashkëpunimit të ngushtë me Fondacionin Norvegjez “Samaritanen” me drejtues Z. Ove Johan Harestad, fondacionin “Fjala e Jetës” me drejtues Z.Aleksandër Molla dhe OJF Suedeze “Heart to Heart” u mundësua më në fund pajisja e Qendrës Shëndetësore Velipojë dhe Ambulancës Theth me dy autoambulanca me të gjitha pajisjet mjekësore të dedikuara për banorët e zonës.
Një premtim i mbajtur nga drejtoria e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër për një shërbim më cilësor për banorët e këtyre zonave që kryesisht gjatë periudhës së verës përballen me një fluks të madh turistësh vendas dhe të huaj.”.