OFJ The Door, një shoqatë me qendër në Shkodër, me menaxher Kastriot Faci, një organizatë me profil të qartë social të konsoliduar prej vitesh, vijon të jetë pranë shtresave më në nevojë. Pamundësia për të lëvizur, për tu spostuar si pasojë e një problemi shëndetësor, mund të të kufizojë ndjeshëm në jetën e përditshme, madje duke krijuar jo pak stres e probleme edhe për familjarët. Ditën e djeshme, The Door Albania, i ka dhënë zgjidhje problemit të mobilitetit si të pavarur, për të paktën 20 persona. Atyre u janë dhuruar skuter dhe karroca me bateri, duke e kthyer qytetin e Shkodrës në qytetin me lëvizshmërinë më të lartë nga personat me aftësi ndryshe.
“Faleminderit te gjitheve ju perfitues dhe ti gezoni me shendet. Sot me dt 5 Mars 2020, nje dite e shenuar dhe e vecante, kjo per arsye qe kemi dhuruar mbi 20 skuter dhe karroca me bateri, duke e kthyer qytetin e Shkodres ne qytetin me levizshmerine me te larte nga personat me aftesi ndryshe. Dhurimi eshte bere ne bashkepunim me Drejtorine Rajonale te Sherbimit Social Shteteror, ne baze te marreveshjes se bashkepunimit me Znj. ValbonaTula.
Falenderojme per te gjithe keto mjete qe jane dhuruar sot donatorin startegjik NorskNodhjelp. F A L E M I N D E R I T.”, thuhet në një publikim të OJF The Door në faqen e vet zyrtare në Facebook. /ShkodraWeb Media/