FOTO/ Termeti e ben serish “termet”, pikturon Ramen basketbollist ne nje gjimnaz

Çudirat nuk kanë të ndalur në Shqipëri, sigurisht kur bëhet fjalë për projekte të ashtuquajtura madhore nga ana e kryetarëve të bashkive. Kreu i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, nga gëzimi i madh për besimin që i ka dhënë Edi Rama, ka vendosur që ta bëjë atë pjesë të imazhit të ri të palestrës së gjimnazit në këtë qytet.
Gjatë rikonstruksionit të palestrës së gjimnazit në Tepelenë, vihet re që në një pjesë të murit ëhstë pikturuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili është duke luajtur basketboll. Ky është Tërmeti i radhës që Peçi shkakton në Tepelenë. Nuk e dimë kur do të përfundojnë bëmat e tërmetit në Qytetin e Tepelenës.
“Prsh JOQ…ndodhem ne qytetin e Tepelenes ku po behen punimet ne palestren e qytetit dhe me beri shum pershtypje kjo foto me duket mua apo eshte ai i gjati? anonimi ju ltm…”.