
Aty mbase ku nuk mendonte askush, në trupin e tij. Një shofer kamioni provoi një mënyrë të re për të kaluar “mall” nga Shqipëria drejt Italisë. “Prova” u bë në portin e Durrësit dhe përfundoi pa sukses. Ndërsa kamioni po kontrollohej në vijën e dytë, është pikasur shoferi, i cili nuk kishte një pamje të zakonshme. Pas kamionit, i është ushtruar edhe atij kontroll trupor dhe i janë gjetur plot 2 kile e 160 gram “mall” i fortë, të cilin po përpiqej ta kalonte drejt Italisë. Këtë herë, jo duke e fshehur në kamion, por duke e lidhur si brez me natriban në trupin e tij. Më poshtë, njoftimi i Policisë së Shtetit.
Policia Kufitare godet një tjetër tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë të shtetasit E.D. i kanë gjetur në trup një sasi lënde narkotike me peshë rreth 2 kilogramë e 160 gramë, e dyshuar si heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në vendngjarje ka mbërritur Grupi Hetimor, Specialistë të Njësisë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ku vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!