Skip to content
5 December, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Dossier

Foto të rralla nga Shkodra 2 vite para shpalljes së Pavarësisë

ShkodraWeb 6 years ago

Fotografi të Shqipërisë 2 vite para shpalljes së Pavarësisë janë gjithnjë intriguese, por para se të shfletoni albumin me imazhet nga e kaluara jonë, ju ftojmë të lexoni dy fjalë për autorin e tyre, Ernst Jek, nga gjermani Robert Elsie.

Ernst Jek (1875-1959) ishte gazetar, publicist dhe shkencëtar gjerman, i cili lindi në Urah (Urach) të Gjermanisë jugperëndimore. Qëndrimi në Turqi në periudhën 1908-1909, gjatë dhe pak kohë pas revolucionit xhonturk, i bëri shumë përshtypje dhe Jeku u bë mbështetës i fortë i Turqisë dhe i marrëdhënieve gjermano-turke.


Në verë të vitit 1910 ishte në Kosovë dhe në Shqipëri, i ftuar nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë turke ku mbështeti trupat turke në luftë kundër kryengritësve shqiptarë. Gjatë ekspeditës ushtarake shkoi në Ferizaj, Fushë-Kosovë, Prizren dhe Shkodër.

Nga Shkodra u kthye me forcat ndëshkimore nën komandën e Shefqet Turgut Pashës nëpërmjet Mirditës dhe Gostivarit për në Shkup. Me forcat ushtarake turke ishte edhe gjatë luftës italo-turke (1911-1912).

Në vitin 1912 Jeku themeloi shoqatën gjermano-turke dhe në vitin 1914 ishte ligjërues i historisë turke në Universitetin e Berlinit. Pas Luftës së Parë Botërore përkrahu demokracinë liberale parlamentare në Gjermani si dhe anëtarësimin e Gjermanisë në Lidhjen e Kombeve.

Në vitin 1920 bashkëthemeloi Universitetin Gjerman për Politikë (Deutschen Hochschule für Politik) në Berlin. Me ardhjen në pushtet të nazistëve në vitin 1933, Jeku iku në Londër ku punoi për Neë Commonëealth Institute dhe në vitin 1940 u emërua profesor në Universitetin Columbia në Nju Jork, ku dhe vdiq.

Arkivi i tij, duke përfshirë fotografitë e Shqipërisë, ndodhet në bibliotekën e Universitetit Columbia. Ndër botimet e Ernst Jekut është libri “Im türkischen Kriegslager durch Albanien: Bekenntnisse zur deutsch-türkischen Freundschaft (Nëpër Shqipëri me ushtrinë turke: dëshmi e miqësisë gjermano-turke)”, Hajlbron 1911, nga i cili është marrë ky koleksion fotografish.

Fotografi të tjera të Ernst Jekut prezantohen këtu me lejen e Bibliotekës së Librave të Rralla dhe të Dorëshkrimeve të Universitetit Columbia në Nju Jork, duke patur në fokus Shkodrën dhe rrethinat e saj 2 vite para shpalljes eë Pavarësisë më 1912.

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: Ded Gjo Luli, u vra nga pushtuesit serbë, pa pasur gisht Gjomarkajt
Lajmi pasues: Misteret për vdekjen e Hitlerit, studimi i fundit konfirmon të vërtetën

TË FUNDIT

“Shkodra është koka e…”, ujtimet e ish-të dënuarit politik Sami Repishti: Kur i tregova shokut tim të liceut, partizan me pozitë…
  • Dossier

“Shkodra është koka e…”, ujtimet e ish-të dënuarit politik Sami Repishti: Kur i tregova shokut tim të liceut, partizan me pozitë…

5 days ago
NGA ROMEO GURAKUQI – Shkodra drejt 1944-ës dhe rindërtimi i ngjarjeve…
  • Dossier

NGA ROMEO GURAKUQI – Shkodra drejt 1944-ës dhe rindërtimi i ngjarjeve…

6 days ago
FOTO – Castrum-i i Vigut, fortifikimi i periudhës romake në zonën e Shkodrës…
  • Dossier

FOTO – Castrum-i i Vigut, fortifikimi i periudhës romake në zonën e Shkodrës…

2 weeks ago

TË FUNDIT

  • “Furgoni rrëmben fëmijë”, Policia e Shkodrës përgenjeshtron lajmin e disa mediave: Është i pavërtetë… 5 December, 2023
  • Policia e Shkodrës shpall në kerkim 46- vjeçarin nga Mjeda, u perplas me mjetin e tij me një tjetër dhe u largua… 5 December, 2023
  • VIDEO – Prezantohet projekti i transformimit të zonës së Zdrales në Shkodër, do të jetë shumëdimensional… 5 December, 2023
  • FOTO – Arrestohet në Shkodër 18 vjeçari nga Malësia e Madhe, iu gjet një qese me fara të bimës kanabis sativa… 5 December, 2023
  • E TRISHTË – Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Mirush Kabashi, “Nderi i Kombit”… 5 December, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 5 dhjetor 2023… 5 December, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 5 dhjetor 2023… 5 December, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 5 dhjetor 2023… 5 December, 2023
  • NGA ARTAN FUGA – Ambasadori Nano në Zvicër, pjesë e një atmosferë të turpshme folklorizimi të Shqipërisë 4 December, 2023
  • VIDEO – Kryeministri Rama mbyll vizitën në Shkodër, reagon për mediat ish- kryebashkiaku Bardh Spahia… 4 December, 2023
  • “Shkodrën e kemi prioritet kryesor”, kryeministri Rama: Shkodranët kuptuan se nuk mund ti bien fyellit në një vrimë 4 December, 2023
  • “Do të dijë të përdori edhe këmbën e djathtë”, Rama batuta për Becin në Shkodër: Të majtën se ia hedhim topat ne… 4 December, 2023

TË FUNDIT

“Furgoni rrëmben fëmijë”, Policia e Shkodrës përgenjeshtron lajmin e disa mediave: Është i pavërtetë…
  • Aktualitet

“Furgoni rrëmben fëmijë”, Policia e Shkodrës përgenjeshtron lajmin e disa mediave: Është i pavërtetë…

7 hours ago
Policia e Shkodrës shpall në kerkim 46- vjeçarin nga Mjeda, u perplas me mjetin e tij me një tjetër dhe u largua…
  • Aktualitet

Policia e Shkodrës shpall në kerkim 46- vjeçarin nga Mjeda, u perplas me mjetin e tij me një tjetër dhe u largua…

10 hours ago
VIDEO – Prezantohet projekti i transformimit të zonës së Zdrales në Shkodër, do të jetë shumëdimensional…
  • Kryesore

VIDEO – Prezantohet projekti i transformimit të zonës së Zdrales në Shkodër, do të jetë shumëdimensional…

13 hours ago
FOTO – Arrestohet në Shkodër 18 vjeçari nga Malësia e Madhe, iu gjet një qese me fara të bimës kanabis sativa…
  • Aktualitet

FOTO – Arrestohet në Shkodër 18 vjeçari nga Malësia e Madhe, iu gjet një qese me fara të bimës kanabis sativa…

13 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.