Dita Kombëtare e Rinisë, 8 Dhjetori, është festuar edhe nga të rinjtë e Partisë Socialiste në Shkodër. Ata kanë organizuar një festë (party) ku kanë ftuar edhe kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci.
“Gëzuar 8 dhjetorin, ditën e rinisë! Me kënaqësi u bëra pjesë e festës së të rinjve të Asamblesë rinore të PS të organizuar për një ditë të veçantë si kjo. Gëzuar!”, shkruan Beci në një postim në rrjetet sociale, shoqëruar me foto nga festa.
8 Dhjetor 1990 shënon nisjen e Lëvizjes Studentore në Qytetin “Studenti” në Tiranë, e cila i parapriu ndryshimeve demokratike të atij viti dhe lindjen e Partisë Demokratike, e para opozitë zyrtare pas 45 viteve diktaturë në Shqipëri.