Kolegu Armir Mehaj nga Puka, ka publikuar nje status te vecante ne Facebook, duke percjelle edhe nje shembull qe duhet ndjekur nga te gjithe e sidomos te rinjte. Gazetari Mehaj shkruan: “Sot me çunat dhe gocat e projektit “Përmirësim e Përditësim” në Zyren Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tirane, të cilët ndihmuan me 70 mijë leke të rinjë si dhe ushqime, veshmbathje e detërgjent familjen Marnikollaj në Gomsiqe, të cilës tre muaj më par ju dogj banesa e sot jetojnë në një çadër të improvizuar në formen e një kasollje. Faleminderit Ernest Zefi, Luan Bibaj, Elvis Bushi dhe të gjithë kolegëve tuaj. Shqipëria ka nevojë në Institucionet e saj për njerëz si ju. Sinqerisht jam i mahnitur, Shqipëria ka dhe të rinjë human. Zoti j’ua shpërbleft me të mira!”. /ShkodraWeb/