
Ne faqen zyrtare te Bashkise Shkoder, ilustruar edhe me disa foto, shkruhet: “Te rinjtë janë shembulli më i mirë i një qyteti që duam!
Ato sot tregojnë se e duan Shkodrën, e duan këtë qytet dhe një mjedis të pastër.
Ato i janë bashkuar nismës të pastrojmë Shqipërinë duke na dhënë të gjithëve shembullin e bashkëpunimit, shembullin e një qyteti që do të jetojë çdo ditë ashtu si vendet e tjera.
Të rinjtë janë e ardhmja e këtij qyteti!”



Ndersa ne faqen zyrtare te zevendeskryeministres Senida Mesi, ilustruar edhe aty me disa foto, shkruhet: “Sot në fshatin Oblikë, Shkodër, në kuadër të aksionit kombëtar “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, aksion i cili nuk njeh as krahë dhe as ngjyra! Orientimi i vetëm i këtij aksioni është padiskutim një: mbrojtja dhe ruajtja e mjedisit!Përtej bashkëpunimit mes institucioneve qendrore dhe lokale, përgjegjësia mbi të gjitha është edhe individuale. Ndryshimi buron pikërisht tek vetja jonë si qytetar të përgjegjshëm dhe miqësorë me mjedisin që na rrethon.Një mjedis i pastër i shërben gjithashtu ekonomisë dhe sjell për të gjithë mirëqenie sociale dhe standard më të rritur jetese. Faleminderit nxënësve dhe mësuesve, shoqërisë civile dhe vullnetarëve për kontributin dhe nismën! #pastrojmëShqipërinëqëduam”

