Skip to content
23 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet

FOTO/ “Të ndryshojë sistemi zgjedhor, deputetët të zgjidhen nga…”, nisma “Thurje” nis mbledhjen e firmave për peticionin…

ShkodraWeb 4 years ago

Nisma “Thurje” ka nisur sot mbledhjen e firmave të qytetarëve për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Më anë të një peticionit të publikuar edhe online kjo organizatë e shoqërisë civile, shprehet se duhet ndryshuar sistemi aktual zgjedhor dhe t’i jepet fund caktimit të kandidatëve për deputet nga listat e kryetarëve të partive.

Nisma Thurje kërkon që zgjedhja e deputetëve të Parlamentit të behet me votë direket nga populli për emrat dhe jo për siglat e partive. Ndërkohë që një pikë e tretë është ajo e anulimit të ndryshimeve Kushtetuese të vitit 2008.

“Prandaj ne, populli shqiptar, të bindur për nevojën e një reformimi të thellë politik të shoqërisë sonë, duke synuar demokratizimin e vendit, hapjen e negociatave për integrimin në BE dhe daljen nga rrethi vicioz 30 vjeçar i tranzicionit, kërkojmë njëzëri:

Ndryshimin e sistemit zgjedhor aktual, i cili pushtetin për të emëruar përfaqësuesit e popullit e lë në dorë të kryetarëve të partive.

Hapjen e një debati publik, të pasuar nga një vendimmarrje në Parlament, për vendosjen e një sistemi të ri, ku pavarësisht formulës së përdorur, e drejta për të zgjedhur direkt përfaqësuesit i takon vetëm popullit.

 Shfuqizimin e ndryshimeve Kushtetuese të bëra, brenda një nate, në vitin 2008, dhe marrjen e hapave të nevojshëm për të balancuar raportin dhe kontrollin mes pushteteve politike në Shqipëri”, thuhet në peticionin që po firmoset nga qytetarët.

TEKSTI I PLOTË I PETICIONIT PËR NDRYSHIMIN E SISTEMIT ZGJEDHOR

30 vjet pas shembjes së komunizmit, gjithmonë e më shumë janë ëndrrat dhe shpresat e shqiptarëve ato që po shemben. E nisëm rrugën drejt demokracisë me besimin se shumë shpejt Shqipëria do të ishte një vend i begatë e i zhvilluar, po aq sa të gjitha vendet përreth nesh.

Ishim të sigurte se pasuritë natyrore, nafta, mineralet, uji, deti etj, njohuritë teknike të akumuluara ndër vite, dhe vitaliteti i shoqërisë tonë do ishin të mjaftueshme për ta bërë vendin tonë të denjë në familjen evropiane. Sot, të gjitha këto janë iluzione. Integrimi në Bashkimin Evropian duket ende larg, teksa Shqipëria mbetet ndër vendet më të prapambetura të kontinentit. Standardet tona të jetesës sot nuk kanë asgjë të përbashkët me mirëqenien evropiane që aq shumë dëshironim. Arsyeja pse kjo ka ndodhur është e thjeshtë, Shqipëria nuk arriti kurrë të zhvillonte institucionet politike të nevojshme gjatë këtyre 30 viteve.

Akoma më keq, ndryshimet kushtetuese të vitit 2008-ën shënuan një regres të thellë fillimisht në jetën politike, e më pas në standardet ekonomike të vendit tonë. Në një natë të vetme, drejtuesit e dy partive kryesore vendosën që sovranitetin t’ia hiqnin popullit dhe t’ia jepnin vetes. Aktualisht populli shqiptar e ka të pamundur të ushtrojë sovranitetin qoftë direkt (përmes referendumit) e qoftë përmes përfqësuesve të tij, të cilët, në sistemin aktual, përcaktohen nga kryetarët e partive. Më shumë se kurrë, sot është i nevojshëm riparimi i atyre ndryshimeve famëkeqe.

Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë duhet t’i përkasë popullit, e të ushtrohet prej tij në mënyrë direkte ose përmes përfaqësuesve të zgjedhur tij. Në thelb të këtyre ndryshimeve qëndron rishkrimi i sistemit zgjedhor, duke i garantuar qytetarëve shqiptarë të drejtën që të zgjidhen dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

Vetëm kështu, vetëm duke i rikthyer sovranitetin popullit, ne do të kemi garancitë se pushteti politik nuk do përdoret për të mbrojtur interesat e një grupi të ngushtë njerëzish, por të përfaqësuar dëshirat dhe nevojat e tërë shoqërisë.

Prandaj ne, populli shqiptar, të bindur për nevojën e një reformimi të thellë politik të shoqërisë sonë, duke synuar demokratizimin e vendit, hapjen e negociatave për integrimin në BE dhe daljen nga rrethi vicioz 30 vjeçar i tranzicionit, kërkojmë njëzëri:

Ndryshimin e sistemit zgjedhor aktual, i cili pushtetin për të emëruar përfaqësuesit e popullit e lë në dorë të kryetarëve të partive.

Hapjen e një debati publik, të pasuar nga një vendimmarrje në Parlament, për vendosjen e një sistemi të ri, ku pavarësisht formulës së përdorur, e drejta për të zgjedhur direkt përfaqësuesit i takon vetëm popullit.

Shfuqizimin e ndryshimeve Kushtetuese të bëra, brenda një nate, në vitin 2008, dhe marrjen e hapave të nevojshëm për të balancuar raportin dhe kontrollin mes pushteteve politike në Shqipëri.

Continue Reading

LAJM PARA: FOTO/ Përplasen dy makinë tek “Fusha e druve”, përfundon në spital një fëmijë…
LAJM PAS: DETAJET/ Vetëm 10 muaj martesë, 25 vjeçarja ikën nga kjo jetë pasi solli fëmijën e parë…(foto)

TË FUNDIT

Besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit, presidenti i KISH, imzot Angelo Massafra përcjell mesazhin e tij…
  • Aktualitet

Besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit, presidenti i KISH, imzot Angelo Massafra përcjell mesazhin e tij…

38 mins ago
FOTO – Çfarë po ndodh me llogarinë e Luizit në Instagram, janë fshirë të gjitha publikimet, edhe foto e profilit
  • Aktualitet

FOTO – Çfarë po ndodh me llogarinë e Luizit në Instagram, janë fshirë të gjitha publikimet, edhe foto e profilit

2 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 23 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 23 mars 2023…

5 hours ago

TË FUNDIT

  • Besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit, presidenti i KISH, imzot Angelo Massafra përcjell mesazhin e tij…
  • FOTOLAJM – Frederik Ndoci në krah të Benet Becit, ka edhe një mesazh në vargje për “militantin”…
  • FOTO – Çfarë po ndodh me llogarinë e Luizit në Instagram, janë fshirë të gjitha publikimet, edhe foto e profilit
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 23 mars 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 23 mars 2023…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 23 mars 2023…

TË FUNDIT

Besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit, presidenti i KISH, imzot Angelo Massafra përcjell mesazhin e tij…
  • Aktualitet

Besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit, presidenti i KISH, imzot Angelo Massafra përcjell mesazhin e tij…

38 mins ago
FOTOLAJM – Frederik Ndoci në krah të Benet Becit, ka edhe një mesazh në vargje për “militantin”…
  • Kryesore

FOTOLAJM – Frederik Ndoci në krah të Benet Becit, ka edhe një mesazh në vargje për “militantin”…

2 hours ago
FOTO – Çfarë po ndodh me llogarinë e Luizit në Instagram, janë fshirë të gjitha publikimet, edhe foto e profilit
  • Aktualitet

FOTO – Çfarë po ndodh me llogarinë e Luizit në Instagram, janë fshirë të gjitha publikimet, edhe foto e profilit

2 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 23 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 23 mars 2023…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.