FOTO/ Talenti shqiptar i Bajernit merr vendimin e tij, Shqipëria, Kosova apo Gjermania…?

Kohët e fundit, Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, ishin vënë në ndjekje të talentit shqiptar të Bajernit, Meritan Shabani. As Shqipëria e as Kosova nuk kanë arritur të bindin talentin e lindur në Mynih, teksa ai ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë. Mesfushori debutoi me fanellën e “panzerave” në takimin miqësor mes Gjermanisë U20 dhe Holandës U20.

19-vjeçari ka postuar së fundmi foto nga ky debutim me fanellën e Gjermanisë në rrjetin social “Instagram”, duke i mbyllur derën Kombëtares shqiptare dhe asaj kosovare.