FOTO- Taksia përplaset me autobusin dhe përfundon mbi trotuarin e rrugës…

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë tek “Ura e Shkozës” në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake një autobus urban është përplasur me një taksi. Kjo e fundit nga përplasja e fortë ka përfunduar mbi trotuar, në derën e një banese. Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.