FOTO/ Superylli Neymar feston me kengetaren shqiptare

Ylli brazilian, Nejmar ka kërkuar t’a hedhë pas krahëve historinë mes tij dhe shokut të skuadrës, Edison Kavani duke festuar mbrëmjen e ditës së hënë sëbashku me pilotin e Formula 1, Luis Hamilton dhe këngëtaren e njohur me origjinë kosovare, Rita Ora.
Me ta ka qenë edhe modelja e njohur e “Victoria’s Secret”, Barbara Palvin me të cilën yjet kanë festuar në një festë e cila ka pasuar eventin më të madh të modës në Londër.Nejmar ka fluturuar me avionin e tij privat menjëherë pas krisjes me Edinson Kavanin duke shijuar disa momente pozitive me miqtë e tij./panorama/