Studentët e universiteteve publike në Tiranë, kanë lajmëruar se sot (të hënën) do vijojnë protestën e tyre deri në plotësimin e 8 pikave nga Qeveria.
Prej disa ditësh në rrjetet sociale ata kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i mbështesin në kauzën e tyre, pasi sipas tyre ata nuk protestojnë vetëm për veten por për të gjithë qytetarët.
Dje (të dielën) ata kanë shpërndare dhe fletëpalosje dhe kanë dorëzuar ftesën në qindra shtëpi në Tiranë. Fotot e siguruara tregojnë që studentët janë shpërndarë në lagje të ndryshme dhe unë kanë dorëzuar ftesën qytetarëve të tjerë.