Studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, janë në një linjë me bashkëmoshatarët e Tiranës. Të paktën studentët që janë mbledhur të diskutojnë sot në sallën A2 të Fakultetit të Shkencave Shoqërore. Në një informacion për ShkodraWeb Media, ata shprehen se kanë diskutuar lidhur me situatën ku studentët ndodhen. Ata kanë arritur në përfundimin se “Pakti për Univesritetin” nuk po respektohet. Ata kanë paralajmëruar se protestat studentore do të fillojnë shumë shpejt.
Natyrisht, do të ketë edhe një konsultim apo koordinim edhe me studentët e fakulteteve të “Luigj Gurakuqit”, që të jenë të gjithë bashkë, shtojnë përfaqësues të studentëve. Studentët kanë diskutuar edhe për çeshtje që lidhen me bursat, ku sipas tyre nëse ka vetëm njërin prind invalid, nuk përfiton bursë nga shteti, nëse një stufdent ka një provim të mbartur nuk përfiton përgjysmin tarife etj.
Në ditët në vijim, në koordinim me të gjitha fakultetet por edhe bashkëmoshatarët në Tiranë e qytetet e tjera universitare, do të bëhen të ditura më shumë detaje, thonë studentët e Shkodrës.