Gjendja në territor data 10.01.2019, Bashkia Shkodër
Funksionimi i infrastrukturave:
Furnizimi me energji elektrike
Ka ndërprerje të furnizimit me energji në disa fshatra ne NJA Dajç, NjA Berdicë.
Furnizimi me ujë të pishëm.
Furnizimi me ujë të pijshëm, normal, pa probleme.
Kalueshmëria në rrugë.
Rruga e Thethit e pakalueshme. Rruga për në Breg Lumi e bllokuar në segmentin rrugor Kir-Mali i Shoshit. “Mali Shoshit ka mbi 80 cm bore dhe reshjet vazhdojnë”. Po ndërhyhet ne rrugët Boks, Dragoc, Kullaj, Myselim, Drisht (NJA Postribe).
Funksionimi i shkollave.
Procesi mësimor nuk është zhvilluar normalisht për shkak të numrit të vogël të nxënësve në shkolla. Raportohet të jete nderprere për tre NJA-të e thella malore, Shalë, Shosh dhe Pult.
Funksionimi i institucioneve te kujdesit shendetësor.
Në përgjithësi kanë funksionuar normalisht në pjesën më të madhe të territorit të Bashkisë përjashtuar njësitë e thella malore. “Nuk ka fare sherbim shëndetësor” në NJA Pult. “Mungon shërbimi shëndetësor” në NJA Shosh.
Mjete dhe burime njerëzore të vena në dispozicion.
Janë përfshirë në operacionin e pastrimit të rrugëve dhe shesheve burimet njerëzore dhe mjete teknike të Bashkisë Shkodër dhe ndërmarrjeve të varësisë se saj, specialistë të sherbimeve publike dhe emergjencave civile, Ujësjellës- Kanalizimeve dhe sipërmarrjes private të aktivizuara nga Bashkia Shkodër. Gjashtë (6) fadroma po punojnë në të gjithë territorin e qyetit Shkodër. Po ashtu janë në punë 3 grejdera, të cilët bëjnë pastrimin e segmenteve me problematike rrugore, 1 borëpastruese, 1 mjet fadromë në rrugët e brendëshme të Postribës, 1 fadromë në segmentin rrugor të Prekal.
Po vazhdon hedhja e kripës në trotuaret e qytetit.
Punonjës të sherbimeve të tjera po bëjnë pastrimin e trotuareve. U është bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve të kontribuojnë në pastrimin e hapësirave që kanë në përdorim. /Njoftim i Bashkisë Shkodër/