Ndërtimi i qendrës së parë rinore publike në Shkodër është drejt përfundimit. Qendra Rinore Atelie, nga një godinë tërësisht të amortizuar, po kthehet në një hapësirë bashkëkohore dedikuar tërësisht të rinjve, organizatave rinore dhe aktorëve të tjerë që mbështesin zhvillimin e të rinjve.
Me një vlerë investimi prej 25.457.415 Lekësh, Qendra Rinore Atelie ka për qëllim rritjen e mundësive për përfshirje sociale dhe fuqizimin e të rinjve, stimulimin e aftësive krijuese, inovative dhe sipërmarrëse, përmirësimin e aksesit në informacion për të rinjtë, si dhe inkurajimin e dialogut rinor dhe vullnetarizmit.
#YesFuture #ShkodraRinore #IADSA
info@shkodrarinore.gov.al
www.shkodrarinore.gov.al
Ky investim po realizohet në kuadër të Projektit “YES Future – Youth Empowered, Sustainable-Future”.
“YES Future”, një projekt i Bashkia Shkodër, të cilin po e zbaton në bashkëpunim me ACLI Ipsia në Shqipëri, CODE Partners, Bashkinë e Triestes dhe që mbështetet financiarisht nga Programi i Konvertimit të Borxhit për Zhvillim (IADSA). /Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e Bashkisë Shkodër/