
I riu shqiptar qe u gjet i pajetë dhe i groposur në një pyll në Dolauer Heide, të Gjermanisë eshte boksier. Sipas asaj që shkruan “Bild”, personi është 27-vjeçari Ismail P. i cili merrej me boks në ndeshje joprofesioniste. Zbulimi i trupit të tij është bërë nga një kalimtar i rastit, i cili menjëherë pas kësaj ka njoftuar policinë.
Pas verifikimit të ngjarjes, prokurori tha se Ismaili, kishte pl.agë të shumta me th.ike dhe me ar.më të cilat i kanë sjellë edhe vd.ekjen. Kjo ngjarje mendohet të ketë ndodhur të mërkurën, teksa sipas dëshmisë së një taksisti, i cili e kishte sjellë deri aty afër, shqiptari kishte lënë edhe një çantë me karta në makinë, duke thënë se do të kthehet t’i marrë përsëri.
Ismail P. i kishte thënë taksistit se do shkonte të takonte një mik dhe duhet ta priste aty deri sa të kthehej, por nuk ia doli të kthehet asnjëherë. Boksieri i njohur me nofkën “Mbreti”, u gjend ditën e djeshme në një pyll ku ishte ek.zekutuar i mbuluar me gjethe dhe në një kanal të ujërave të zeza.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!