Pas zgjedhjeve janë mësuar dhe detaje të tjerra në lidhje me votën e emigrantëve shqiptarë. Sipas llogaritjeve që janë bërë në Itali, mësohet se shqiptarët për herë të parë kanë votuar si forcë të parë partinë e qendrës së djathë, dhe jo më koalicionin e qendrës së majtë siç votuan në zgjedhjet e kaluara.
Shumica dërrmuese e votuesve në qendrën e djathtë janë punëtorë, kryesisht në Italinë veriore, njerëz që gjithashtu sjellin zhvillim dhe prosperitet në Ballkan.
Është e sigurt se në ditët në vijim, sapo ekipi qeveritar të jetë gati, një delegacion nga sektori shqiptar lokal do të kërkojë zyrtarisht një takim me institucionet vendore për të hapur derën e një dialogu të bazuar në projekte, plane dhe të ardhme së bashku.