FOTO – Shqipëria në situatë të vështirë me Covid- 19, vetë deputetët e PS-së nuk zbatojnë masat mbrojtëse

Pavarësisht situatës alarmante të krijuar në vend si pasojë e përhapjes masive të COVID 19, ku prej disa ditësh rastet e reja dhe numri i viktimave është në rritje, të parët që mesa duket nuk duan t’ia dinë janë vetë deputetët.

Në media deputetë dhe ish- deputetë shfaqen duke ruajtur distancën apo dhe duke mbajtur maska, por menjëherë sapo “llampa e kuqe” e kameras fiket rregullat e distancimit harrohen fare. Raportohet sot me foto një rast flagrantë të deputetëve socialistë në Vlorë, gjatë një aktiviteti.


Sikur të mos mjaftojë gjendja në të cilën ndodhet vendi dhe shkelja e rregullave me të dyja këmbët nga ata që na drejtojnë, fotot hidhen në rrjetet sociale nga vetë ata, madje me krenari.

Fotot janë bërë gjatë aktivitetit në fjalë dhe qartësisht shihet se të gjitha rregullat kundër përhapjes së COVID19 janë shkelur.


Së pari, aktiviteti zhvillohet në ambient të mbyllur dhe asnjë prej dritareve nuk është e hapur.

Së dyti, në këtë ambient që shihni në foto (ndoshta sallë restoranti) janë mbi 30 persona, disa prej të cilëve janë me maskë, por dhe ata ose e mbajnë varur në dorë ose “mbrojnë qafën”.

Së treti, edhe sikur të marrim të mirëqenë ruajtjen e distancës me karriget e larguara pakëz, në fund të takimit pjesëmarrësit nuk i rezistojnë një fotoje së bashku. E sigurisht, pa maska, pa doreza dhe të përqafuar.

Dhe së katërti, menjëherë pas aktivitetit deputetë e ministra janë shtruar në një nga kafet e Vlorës sikur të ishin në ditë normale, ngjitur “kokë më kokë” Për distancë dhe maska as që bëhet fjalë. /NewsBomb/

 ABCOM ║ VODAFONE