
Shkruan në Facebook Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë së Shkodrës: Shqipëria dhe Italia kanë një urë historike, tradicionale të bashkëpunimit dhe forcimit të madhënieve mes tyre, Shkodrën. Këtë ide bashkëndamë sot me ambasadorin e Italisë në Shqipëri Fabrizio Bucci, me të cilin zhvilluam një takim të këndshëm e miqësor.
Prania gati prej 20 vitesh e Konsullatës Italiane në Shkodër, si vazhdim i asaj që u çel së pari në vitin 1861, është tregues i miqësisë tradicionale që shuan kufijtë mes dy vendeve.
Mëse 700 mijë bashkëkombas që jetojnë e punojnë në Itali, ku 250 mijë janë me dy shtetësi, mbi 3000 mijë biznese italiane në Shqipëri, 50 mijë të tilla të shqiptarëve në Itali, mbështetja e vazhdueshme e agjensive ligjzbatuese dhe sistemit të drejtësisë në vend nga homologet italiane, janë një urë e fortë bashkëpunimi mes dy vendeve tona.
Me përfundimin e punimeve në Konsullatën Italiane, e cila siç tha ambasadori Bucci do ti rikthehet në funksion dhe hapje të plotë qytetit, edhe prania e tij fizike do të jetë më e shpeshtë.







