
Mësohet se një automjet ka shpërthyer me bombë artizanale, gjatë kohës që ishte parkuar para Konsullatës shqiptare, në rrugën Psara në Touba në Selanik.

Ngjarja në fjalë regjistruar në orën 02:30, ndërsa nga zjarri është shkatërruar automjeti. Për të shuar zjarrin u angazhuan 2 zjarrfikëse. Ndërkohë po hetohet për zbardhjen e ngjarjes.







