FOTO/ Shpërndante “mall” në lokalet e natës në Shkodër, vihet në pranga 24 vjeçari nga Perashi…

Nga Seksioni kundër Na.rkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, pas informacione të marra në rrugë operative dhe një pune të mirorganizuar është bëre i mundur identifikimi dhe konkretizimi i veprimeve që kryenin disa shtetas lidhur me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve na.rkotike në lokalet e natës, në Qarkun e Shkodrës.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe si rezultat i operacionit policor “Club”, u arrestua në flagrancë shtetasi S. R. 24 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër.

Arrestimi tij u bë pasi është kapur në flagrancë duke i shitur disa personave të tjerë lëndë na.rkotike ko.kainë dhe gjatë kontrollit të këtij shtetasi rezultoi se posedonte me vete tri qese të vogla me një sasi lënde na.rkotike të dyshuar ko.kainë.

Nga veprimet e kryera janë sekuestruar 6 aparate celulare, një sasi kartëmonedhash shqiptare me vlerën 122 900 lekë të reja, 10 euro, 50 paund i dyshuar i falsifikuar, 5 karta identiteti, 2 leje drejtimi shqiptare, 1 leje drejtimi ltaliane, 4 qese për përdorimin të lëndëve na.rkotike, dokumente automjeti, 3 ora dore dhe dy varëse, të cilat ishin lënë nga blerësit e lëndës na.rkotike, si dhe një letër me formula për prodhimin e lëndëve na.rkotike ko.kainë.

Vijon puna me intensitet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e na.rkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i monedhave”.

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.