
Me parulla të shumta, ku spikat “Atdheu në rrezik”, “Shitet detin dhe Çamërine”. protestues janë mbledhur sot para kryeministrisë në një protestë, kundër marrëveshjes për paktin detar me Greqinë, ku sipas deklaratës së vetë ministrit grek, Kotzias, Greqia do të zgjerojë kufirin ujor me 12 milje.
“Keta po na marrin pronen, po falin detin, por nuk mund te na marrin dot ne, pasi ne nuk do ta lejojme. Ne nuk veme autobuse si partite politike, ndaj shume nuk kane pasur mundesi te na bashkohen ne kete proteste, por ata jane me ne. Ne nuk do te na ndalin. Jo kesaj qeverie dhe ketyre zuzareve”- tha nje nga drejtuesit e protestes se shoqerise civile.