FOTO – Shoqata Atdhetare “Malësi e Madhe” në SHBA jep 6 mijë dollarë ndihmë për familjet Delaj që iu dogj shtëpia

Pas ndihmave me elektroshtëpiake, pajisje të nevojës së parë dhe ushqimeve për fazën e emërgjencës, sot tre familjeve që iu dogjën banesat në Jaran të Malësisë së Madhe, iu dorëzuan edhe 6 mijë dollarë në formën e ndihmës edhe për rindërtimin e shtëpive. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Bashkisë Malësi e Madhe në Facebook.


Ka qenë Shoqata Atdhetare “Malësi e Madhe” në Detroit të SHBA-së që ka mundësuar shumën e parave. Ajo është dorëzuar në prani të kryebashkiakut të Malësisë së Madhe Tonin Marinaj, përfaqësuesit të Komunës së Tuzit Nikoll Camaj nga kryetari Ruzhdi Gjokaj.

PUBLIKIMI NË FAQEN ZYRTARE NË FACEBOOK TË BASHKISË MALËSI E MADHE

Sot në fshatin Jaran të Nj.A.Kastrat me prezencën e kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe z.Tonin Marinaj dhe të Përfaqësuesit të Komunës Tuz, Malësi z.Nikollë Camaj, Shoqata Atdhetare “Malësi e Madhe” Detroit, SHBA nëpërmjet Kryetarit të saj z.Ruzhdi Gjokaj, u bë dorëzimi i 6 mijë $, 3 familjeve Delaj që iu dogjën shtëpitë para disa muajve. Duke falenderuar këtë Shoqatë për kontributin Kryetari Marinaj vuri në dukje dispozicionin e gjithë malësorëve për të nxitur humanizmin dhe bashkëpunimin në çdo skaj të trevës sonë Malësi e Madhe. /ShkodraWeb Media/

ShkodraWeb Channel