Media pranë qeverisë kanë publikuar një foto “të fshehtë” ku Basha shihet në aeroportin e Rinasit, sipas gjasave për të udhëtuar jashtë Shqipërisë. Komentet e këtyre mediave aludonin se shefi i opozitës ka përfituar nga “5 ditët pushim të administratës dhe ka shkuar të festojë Pavarësinë në Holandë”. Në fakt, fotoja që shikoni më poshtë, tregon Bashën që po niset me avion por jo në destinacionin që aluduan mediat qeveritare. Basha ka udhëtuar drejt Milanos, për të marrë pjesë në një festë të organizuar nga shqiptarët atje. Basha ka publikuar edhe dy video, ku shihet qartë se aktiviteti është i mirëorganizuar.
Pasi dolën bllof, mediat pranë qeverisë ndryshuan versionin e lajmit. “Basha sapo ka parë foton e tij në Rinas, ka ndryshuar planet. Nesër do të kthehet në Tiranë me “Blue Panorama”. Sepse kishte planifikuar që nga Milano. të udhëtonte drejt Amsterdamit”. Në fakt, Basha siç edhe çdokush tjetër, është i lirë të kalojë pushimet ku të dëshirojë. Por pozicioni i tij politik, e bën shenjestër, duke përdorur edhe informacione të paverteta. Sa për informacion, në videon e festës në Milano, Basha shihet i shoqëruar jo vetëm nga bashkëshortja. Krah tij shquhen të paktën dy deputetë: Agron Shehaj i Vlorës dhe Bardh Spahia i Shkodrës. Të ketë menduar Basha që të festojë Pavarësinë në Amsterdam së bashku me këta dy deputetë? Më poshtë, keni një nga video e publikuara nga vetë Basha në Facebook. Gjykoni vetë… /ShkodraWeb/