
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci: Me nisjen e punimeve në 11 rrugë të Shkodrës qytetit i shtohen 56.000m2 ndriçim LED me teknologji të re miqësore ndaj mjedisit.
50 milionë lekë të rinj përfiton Shkodra nga ky financim si një nga 4 bashkitë pilot përfituese të projektit “Bashki me shfrytëzim inteligjent energjie”, financuar nga qeveria zvicerane nëpërmjet SECO, qeveria shqiptare (Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë) dhe Bashkia Shkodër.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!