Njoftimi për firmosjen e kontratës me Kukësin, është dhënë nga vetë klubi i kryesuar nga Safet Gjici. Në faqen zyrtare në Facebook janë dhënë edhe disa detaje, ku mësohet se kontrata e Kalasë është dy vjeçare.
“Arlind Kalaja firmos zyrtarisht me FK Kukësi
Pas bisedimeve dhe arritjes së marrëveshjes, FK Kukësi ka nënshkruar me futbollistin Arlind Kalaja. Sulmuesi shkodran, që bën edhe rolin e mesfushorit, i bashkohet skuadres për ndeshjet në kupat e Europës.
Kalaja, që më parë ka luajtur me Vllazninë, ka firmosur një kontratë dyvjeçare me FK Kukësi. I urojmë 22-vjeçarit mirëseardhjen tek ekipi ynë dhe suksese!
FK Kukësi do të njoftojë ditë pas dite përforcimet e tjera.
FORCA KUKËSI!”, thuhet në njoftimin e klubit kuksian.