
Kandidati i “Shtëpia e Lirisë” për Bashkinë Shkodër Bardh Spahia vazhdon takimet me qytetarët. Nga takimi në takim, duket se mbështetja për kandidimin e tij me 6 mars si kryetar i Bashkisë Shkodër, po shtohet.
Këtë fakt e konstaton vetë ai edhe përmes publikimit të disa fotove në Rajonin nr. 5 të qytetit të Shkodrës. Në shenimin që shoqëron fotot, Spahia evidenton në faqen e tij zyrtare në Facebook:
“Shkodranët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, me 6 mars “Shtëpia e Lirisë” mbështetje masive edhe në Rajonin 5, si në të gjithë territorin e bashkisë tonë!”, shkruan kandidati i “Shtëpia e Lirisë” për Shkodrën.
Sipas agjendës, takimet e Bardh Spahisë do të jenë intensive dhe të shtrira në të gjithë territorin e Bashkisë së Shkodrës.




