“Shkodra Sport Event” dhe Jetmir Podgorica si organizator kryesor, menduan që edicionin e tretë të “Shkodra Summer Cup” t’ia besojnë klubit të ri të futbollit KF Murlani dhe eksperiencës së konsoliduar të Gardenland Resort të vëllezërve bisnesmenë Përparim dhe Bledi Rraboshta. Që në fillim duhet pohuar, se ishte zgjedhja e duhur. Kjo pasi, dy ditët e eventit sportiv përfunduan me shumë sukses.
Siç kishte paralajmëruar organizori i eventit, pjesëmarrja e ekipeve do të ishte e reduktuar, për shkak të situatës së Covid-19 në vendin tonë. Megjithatë, kjo nuk e zbehu aspak eventin, i cili pati edhe atë që mund të quhet luftë sportive. Eventi ofroi ndeshje për mosha të ndryshme, nga U-9 deri në U-17, për djem dhe për vajza.
Edhe pse një klub i ri futbolli, KF Murlani u paraqitet me shumë dinjitet, me ekip djemsh dhe vajzash. Sidomos për moshat e vogla, rezultatet dalin disi në plan të dytë, por notën 10, merr padyshim organzimi i eventit nën kujdesin e Jetmir Podgoricës dhe vëllezërve Rraboshta. Gjatë gjithë kohës, ata kanë qenë në vëzhgim të çdo gjëje, duke plotësuar çdo nevojë për mbarëvajtjen e eventit.
Pas rrugëtimit të sapo nisur drekt suksesit në sportin e futbollit, KF Murlani falë ekspeciencës së vëllezërve Rraboshta, dhanë një provë të rëndësishme në organizimin e eventeve sportive, pkërisht në kompleksin sportiv pranë Gardenland Resort në Barbullush të Shkodrës. /ShkodraWeb Media/