FOTO – Shkodra sot është përballur me ndërprerje të energjisë gjatë gjithë ditës, OSSH tregon arsyen…

Ditën e sotme në Shkodër janë konstatuar ndërprerje të shpeshta dhe në zona të ndryshme, qoftë në qytet por edhe në zonat rrotull saj. Ajo që është konstatuar në disa zona, ndërprerjet kanë qenë të shkrurtra në kohë, rreth 10- 15 minuta. Ndërkohë, në disa zona, ndërprerjet kanë zgajtur më shum.

OSSH- Operatori i Sistemit të Shpërndarjes rreth orës 17.00 ka publikuar një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, duke shpjeguar arsyet e ndërprerjeve ditën e sotme. Këtë publikim, OSSH e ka shoqëruar me disa foto nga puna.


Pas paralajmërimeve të kryeministrit Rama për një dimër të vështirë sa i takon energjisë elektrike, shumë banorë të shkodrës janë përballur me ankthimin e rikthimit të kufizimeve. Ndërkohë, në markete qiriu është rikthyer si një nga produktet më të kërkuara nga klientët.

‼️Njoftim

▪️Si pasojë e një defekti të ndodhur sot rreth ores 03:30 të mëngjesit në kabinat Xhabije 5 dhe Xhabije 2 mbetën pa energji të gjithë abonentët dhe bizneset e fiderit që furnizonte kabinat në fjalë .

▪️Ekipi i #Shkodra3 është përpjekur gjatë gjithë ditës së sotme për të riparuar defektin por për shkak të motit me reshje të shumta defekti eshtë transmetuar edhe në TL.

▪️Për momentin po punohet në N/St Shkodra 2 për të riparuar defektin dhe për ta rikthyer sa më shpejt në kushte normale.

▪️Kërkojmë mirëkuptimin tuaj deri në normalizimin e situatës.