FOTO – “Shkodra, shtëpia jonë e përbashkët”, dëmtohet prona publike, Bashkia e Shkodrës thirrje qytetarëve…

Dëmtimi i pronës publike në qytetin e Shkodrës, është një nga shqetësimet e ditëve të fundit. Në shumë zona të qytetit, vidhen dhe dëmtohen kapakët e pusetave, duke sjell rrezikshmëri të lartë për lëvizjen e mjeteve por edhe të këmbësorëve. Po ashtu, konstatohen dëmtime edhe të lodrave në këndet e lojrave të ngritura nga Bashkia e Shkodrës në shumë zona të qytetit. Ka qenë kjo e fundit, që ka evidentuar rastet e ditëve të fundit, duke bërë thirrje për qytetarët që ti mbrojnë e ruajnë mjediset e përbashkëta publike.

PUBLIKIMI I BASHKISË SHKODRË NË FACEBOOK


❌Me shumë mund dhe përkushtim, i’a dalim të ndërtojmë dhe në mirëmbajmë në hapësirat tona të përbashkëta, në përdorim nga të gjithë qytetarët. E kemi bërë dhe vazhdojmë ta bëjmë me paratë e të gjithëve ne, taksapaguesve shkodranë.

🔴 Është e pa falshme që individë të papërgjegjshëm, të vjedhin dhe dëmtojnë pronën publike! Brenda pak ditëve, janë grabitur puseta në rrugët e qytetit, duke krijuar rrezikshmëri të lartë edhe për qarkullimin e mjeteve e qytetarëve. Janë dëmtuar lodrat argëtuese për fëmijët, në këndet e lodrave që ne kemi ndërtuar në qytet. Gjobitja dhe ndëshkimi janë process i ndjekjes nga strukturat e Bashkisë dhe të policisë. Dëmet gjithsesi janë aty ku ne kalojmë, jetojmë, e argëtohemi!

🙏Kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve sepse riparimi i dëmeve apo edhe zëvendësimi i kapakëve të pusetave apo lodrave, bëhet me kontributin e të gjithëve ne.

🏡 Shkodra është shtëpia jonë e përbashkët! Të gjithë e kemi detyrim të mirëmbajmë, ruajmë dhe të përmirësojmë imazhin e qytetit! /ShkodraWeb Media/

 ABCOM ║ VODAFONE