Skip to content
16 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Ekonomia

FOTO – Shkodra shpërfill frikën e izolimin, 42 bisnese takim dyditor për turizmin në këtë rajon…

ShkodraWeb 9 April, 2020
go2 alb turizem 7

Në kulmin e krizës së shkaktuar nga pandemia e virusit covid19, Shkodra zgjodhi ta shpërfillë frikën dhe izolimin, duke mbledhur për dy ditë rresht 42 biznese turistike. Të përzgjedhur në mesin e 60 sipërmarrjeve turistike dhe të agrobiznesit nga 5 bashkitë e Qarkut, bizneset sollën ide novatore për ta rigjeneruar sektorin e turizmit pas krizës aktuale që ka prekur thellë edhe operatorët turistikë në Shkodër. Anulimin e mijëra netëve fjetje në strukturat akomoduese e për rrjedhojë edhe të gjithë zinxhirin e shërbimeve mbështetëse të këtij sektori, sipërmarrësit e turizmit nga bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejës e Fushë-Arrëz, e madje edhe nga Tropoja e Tirana, mendojnë ta rikuperojnë me diversifikimin e ofertës së tyre turistike.

Sipas sipërmarrësve, që nga resortet luksoze e deri te përpunuesit artizanalë të produkteve tradicionale, duhet shfrytëzuar nevoja e njerëzve për ta kapërcyer traumën e izolimit pasi të hiqen kufizimet e lëvizjes, dhe njëkohësisht edhe buxheti i limituar me të cilin ata do të dalin nga shtrëngimet financiare dhe ekonomike të krizës. Për këtë arsye, gjatë prezantimit të ideve të tyre përpara jurisë, sipërmarrësit e vlerësuan si të drejtë pritshmërinë e një rritjeje të lehtë të turizmit të brendshëm pas pandemisë, kryesisht drejt natyrës dhe zonave rurale.

Sipërmarrësit u përzgjodhën në bazë të një Thirrjeje për Aplikime që #GO2Innovation – Qendra e sapokrijuar e Inovacionit për turizmin dhe agrobiznesin në Qarkun Shkodër shpalli në fillim të muajit Mars. Një juri teknike zgjodhi 42 biznese për fazën e dytë, e cila përfshinte një prezantim të idesë së tyre inovative përpara jurisë, mirëpo shpallja e Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore i dha një drejtim tjetër punës në të gjithë botën, duke e orientuar atë drejt punës në distancë. Prandaj, brenda një kohe rekord, pjesëtarë te ekipit të kësaj Qendre Inovacioni rikonceptuan gjithçka në kushtet e reja. Për këtë, ata shfrytëzuan Zoom, platformën që këto ditë e bëri themeluesin e saj Eric Yuan një ndër miliarderët e rinj të botës.

Juria kishte në përbërje të saj ekspertë dhe sipërmarrës të suksesshëm: Pezana Rexha, Xaira Kastrati, Alda Dhamo, Shkëlzen Marku dhe Gojart Smaja. Më pas, ndonëse në kushte ndalimqarkullimi, u kontaktuan me të gjitha mjetet dhe në mënyrë të përsëritur të gjithë sipërmarrësit e përzgjedhur, për t’ua shpjeguar modalitetet e intervistimit online, përmes video-thirrjeve në Zoom. Natyrisht që kjo është e lehtë për këdo që jeton në qendrat urbane, por gjysma e aplikimeve në #GO2Innovation vinin nga zonat e thella malore ku mungon rruga, sinjali telefonik apo energjia elektrike, e për këto e të tjera arsye, frekuentimi i teknikave dixhitale është më i kufizuar. Megjithatë intervistat me 5 grupet e sipërmarrësve u realizuan brenda afateve të parashikuara nga organizatorët.

Sipërmarrës nga bjeshkët e Vermoshit, nga malet e Pukës, nga Thethi, nga Kryeziu i Fushë-Arrëzit, Tamara, por edhe nga fshatrat përreth Koplikut, Shkodrës e Pukës ndanë me jurinë dhe audiencën gjithnjë e në rritje, idetë e tyre të biznesit, që nga ngritja e një pularie apo ofrimi i xhirove me kuaj, e deri te shërbimi i ruajtjes së bagazheve të turistëve gjatë qëndrimit në Shqipëri. Idetë më të mira do të zgjidhen nga juria, ndërsa bizneset fituese do të përfitojnë një seri shërbimesh nga Qendra e parë e Inovacionit e dedikuar për turizmin dhe agrobiznesin në zonat rurale, ngritur me mbështetjen e Ambasadës Suedeze në Tiranë.

Për dy ditë rresht, më 6 dhe 7 Prill, u mbajtën më shumë se 14 orë prezantime dhe intervista në seanca të ndara me grupet e biznesit të madh (6 sipërmarrës), të artizanatit (5 sipërmarrës), të agroturizmit (9 sipërmarrës), të start up-eve (12 sipërmarrës) dhe të turizmit (10 sipërmarrës). Përveç sipërmarrësve që mbrojtën idetë e tyre para jurisë, seancat u ndoqën edhe nga publiku i interesuar. Organizatorët shprehen të kënaqur nga ecuria e seancave. Madje zhvilluesja e këtij projekti, drejtorja ekzekutive e Organizatës GO2, Eltjana Shkreli thotë se gjatë këtyre ditëve pati debat të gjerë mes sipërmarrësve dhe anëtarëve të jurisë, sidomos në seancat e biznesit të madh, start up-eve dhe turizmit. Shumica e sipërmarrjeve të turizmit e jo vetëm, janë biznese familjare, prandaj pati kaq shumë pasion në diskutimet e tyre, thotë Shkreli, duke veçuar sidomos sipërmarrësit e rinj, që sipas saj, kanë nevojë për maturi vlerësim real sa të të potencialeve, aq edhe të rrezikut.

Sipas Shkrelit, është i admirueshëm fakti se shumica e sipërmarrjeve konkurruese në #GO2Innovation drejtohen nga vajza të reja dhe gra, të cilat synojnë të krijojnë ekonomi familjare per vete dhe punësim për gratë e zonave përreth, sepse ato synojnë të nxisin impakt të fortë jo vetëm ekonomik, por edhe social.

Edhe për sipërmarrësit, si dhe për anëtarët e jurisë, ekspertë të sipërmarrjes, të inovacionit, të marketingut dhe të sektorit bankar, dy ditët e seancave ishin një përvojë frymëzuese në këto ditë të pazakonta. Ata vlerësuan dëshirën e sipërmarrësve për gjetjen e alternativave për kapërcimin e situatës post-pandemike, si dhe lehtësimin e plagëve që ekonomia në përgjithësi, e sidomos sektori i turizmit do të marrë nga kriza botërore.

Organizata GO2 ka një kontribut të hershëm në sektorin e turizmit në Qarkun Shkodër, përmes krijimit të disa prej paketave më origjinale turistike e që shtrihen në të gjithë zonën, të promovimit të lëvizjes me biçikletë si një atraksion turistik, të organizimit të katër konferencave vjetore për turizmit në këtë qark, të hartimit të Kalendarit të parë të Festave në nivel kombëtar – “Veriu është Festë” etj. Megjithatë, ndër kontributet më të rëndësishme të këtij ekipi për sektorin e turizmit në Shkodër është padyshim konceptimi dhe realizimi i Qendrës së Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Thethit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: MINUTA E FUNDIT – Ndërron jetë pacientja me virus në Infektivin e Tiranës, Ministria e Shendetësisë jep detajet…
Artikull pas: Italia nuk arrin të marrë frymë akoma, rritet numri i jetëve të humbura dhe të të infektuarëve në 24 orët e fundit

TË FUNDIT

numerim leke 2025
  • Ekonomia

INSTAT – Lezha dhe Shkodra, 2 qytetet me pagat mesatare më të ulëta në vend, Tirana me më të lartën

ShkodraWeb 13 October, 2025
pensionist ne pune 2025
  • Ekonomia

STATISTIKAT – Ikin të rinjtë, punojnë pensionistët, rritet me 7.5% angazhimi i tyre nga vitit 2023…

ShkodraWeb 20 August, 2025
Tatimet-Shkoder
  • Ekonomia

Kalon në pronësi të Bashkisë Shkodër objekti “Godina Tatim Taksa Shkodër”, ja për çfarë do të përdoret

ShkodraWeb 23 July, 2025

TË FUNDIT

  • EMRAT – Plagosja e 42- vjeçarit në rrethrrotullimin e Koplikut, arrestohen 2 vëllezër, në kërkim nipi i tyre 16 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 16 nëntor 2025… 16 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 16 nëntor 2025… 16 November, 2025
  • HISTORIKE – Pas Shqipërisë edhe Kosova siguron kalimin në fazën play- off për Kupën e Botës 2026.. 15 November, 2025
  • EMRI – Ngjarja e rëndë në Koplik, policia jep versionin zyrtar të plagosjes së 42- vjeçarit… 15 November, 2025
  • NGA KLITI HOTI – Tirana po kthehet në “mollë të ndaluar” për Veriun, është politikë qeveritare… 15 November, 2025
  • VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim… 15 November, 2025
  • Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj 15 November, 2025
  • NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike… 15 November, 2025
  • Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi… 15 November, 2025
  • Atentati tek rrethrrotullimi i Rinasit, ndërron jetë edhe i plagosuri Muçi Shaljani (Sheqeri)… 15 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

minuta fundit 2025
  • Aktualitet

EMRAT – Plagosja e 42- vjeçarit në rrethrrotullimin e Koplikut, arrestohen 2 vëllezër, në kërkim nipi i tyre

ShkodraWeb 16 November, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 16 nëntor 2025…

ShkodraWeb 16 November, 2025
kosova 2025
  • Anëmbanë

HISTORIKE – Pas Shqipërisë edhe Kosova siguron kalimin në fazën play- off për Kupën e Botës 2026..

ShkodraWeb 15 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.