FOTO – Shkodra “rrëmben” tre çmime në Festivalin Tipologjik që prej 16 vitesh organizohet në Elbasan…

Shkodra dhe Qendra Kulturore “Pjetës Gaci” si përfaqësuese e saj, arrijnë një tjetër përfaqësim dinjitoz në “garat” në nivel kombëtar. Natën e kaluar ka ulur siparin “Festivali Tipologjik Folklorik Kombëtar i Këngës Popullore Qytetare” në Elbasan

Shkodra, përfaqësuar nga Qendra Kulturore “Pjeter Gaci” u vlerësua me tre çmime në këtë festival.

– Çmimi i Dytë i Festivalit.

– Çmimi i Parë si “Orkestra më e mirë e festivalit”.

– Çmimi “Këngëtari më i mirë mashkull” marrë nga këngëtari Laorjan Ejlli.

Vlen për tu përmendue e për tu falenderuar kompeksi i burrave, grupi “Karajfilat që ka Shkodra” si vlerë e ruajtjes së pastërtisë dhe origjinalitetit të këngës popullore qytetare shkodrane, brez pas brezi.

Falenderim për Qendra Kulturore “Pjetër Gaci” për përfaqësimin dinjitoz të Shkodrës në këtë festval, për Orkestrën Profesioniste të Teatrit “Migjeni”, Shkodër, Namik Jahja, Fatmir Mesi, Bled Doci, Dritan Mlika nën drejtimin e maestro Ilir Zoga.