Një situatë e pazakontë në Shkodër. Qindra trupa policie me unifomë dhe civil, të FNSH-së dhe Gardës kanë krijuar një shtet rrethim në qytetin më të madh verior. Është vënë nën kontroll të plotë hyrja nga Malësia e Madhe në Shkodër, rruga deri tek teatri “Migjeni”, sheshi para teatrit dhe rruga nga kryqëzimi i ish- Degës deri tek “Isa Boletini”. E gjithë kjo për shkak të vizitës së Edi Ramës në Shkodër. Në katet e siperme te ndertesave, jane vendosur snajper dhe persona qe filmojne.