FOTO – “Shkodra Indoor Tenis 2020” shpall fituesin, tradita e këtij sporti nuk ndalet as nga pandemia…

Turneu “Shkodra Indoor Tenis 2020” ka vijuar traditën. Pavarësisht situatës së pandemisë, ai është zhvilluar duke arritur deri në aktin final, shpalljen e fituesit. Në finalen e turneut këtë vit, dolën Red Dabulla dhe Maliq Dervishi. Fitues me tiebreak 9 – 8 u shpall Dabulla. Kupa fituesit iu dorëzua nga presidenti Shkodra Tennis Club Zoti Mark Gjeka.

Prej shumë e shumë vitesh tashmë, sporti i tenisit vazhdon të ketë një traditë që po konsolidohet nga viti në vit e nga brezi në brez. Merita është e një grupi të rinjsh shkodranë para shumë viteve, që i dhanë jetë turneve të këtij sporti. Ata janë shumë të njohur në aktivitete të tjera private e publike por bashkohen nga pasioni për këtë sport shumë të bukur. /ShkodraWeb Media/


© ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Channel