Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un është filmuar në korrik të vitit 2017 duke biseduar me sozinë e tij, i cili ishte veshur identik si ai, duke shtuar më shumë dyshimet se kohët e fundit nuk është shfaqur vetë Kim, por sozia e tij.
Sikurse shihen edhe nga fotot dyshja shfaqen në të njëjtën gjatësi dhe madhësi, me flokë të pr erë në mënyrë identike të rruara në pjesën e pasme dhe anash, dhe veshur me kostume që përputhen në mënyrë të përkryer me njeri –tjetrin.
Madje mediat pretedojnë se Kim shëtit gjithmonë me sozitë e tij, për të shmangur ndonjë at entat të mundshëm.
Spekulimet u rritën këtë javë mbi imazhet e Kim si ai u shfaq në inaugurimin e një objekti për të hequr vëmendjen se ai ishte i sëmurë rëndë apo edhe ndoshta edhe se ka ndërruar jetë.
Mediat pretenduan se kishte mospërputhje të dukshme në tiparet e fytyrës, flokëve dhe dhëmbëve kur krahasoheshin me paraqitjen e mëparshme, të Kim dhe personit që dyshohet se nuk është Kim.
Sidoqoftë, të tjerë thonë se fotot e krahasimit që u bënë virale mund të jenë të dokumentuara për të shtyrë idenë e komplotit.