Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe deputetët e tjerë të PD, kanë bojkotuar seancën plenare të Kuvendit. Pak minuta pas nisjes së seancës, Basha dhe deputetët demokratë, përfshirë dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, kanë lënë sallën e Kuvendit.
Shkak është bërë mosdakortëdsia që deputetët të jenë pjesë e më shumë se dy komisioneve të përhershme parlamentare. Taulant Balla ka kërkuar që të miratohen vetëm kryesitë e komisioneve, teksa pas votimit nga shumica socialiste të këtij propozimi, PD dhe aleatët kanë lënë sallën e seancave plenare të Kuvendit.