ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

FOTO/ Saimir Tahiri shijon lirinë, ja ku ndodhet në fundjavë- bashkëshortja publikon fotografinë…

Pas dy javësh në arrest shtëpie, tashmë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mund t’i gëzohet lirisë duke kaluar fundjavën me familjen në natyrë.

Bashkëshortja e tij Fatlinda Berisha ka publikuar një foto të familjes Tahiri teksa kalojnë kohë në një ambient rural. Në foto është ish-ministri me bashkëshorten dhe djalin por edhe një qengj që e mban në dorë Tahiri. Nuk dihet nëse i katërti është qengji apo ndonjë beb në horizont, mbetet për t’u parë.

“Jo thjesht ne të tre”- shkruan në përshkrimin e fotos bashkëshortja e ish-ministrit Tahiri. Më 28 maj Apeli i Krimeve të Rënda i ktheu lirinë Tahirit, pas ankimimit të vendimit të parë të Gjykatës që e la në ‘arrest shtëpie’.

Leave a Reply

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.