FOTO – Rudina Dembacaj tregon pyetjen që i bën çdo ditë partnerit, ish- deputetit të Shkodrës dhe kërkon përgjigje…

Aktorja dhe moderatorja, Rudina Dembacaj duket se po kalon momentet më të bukura sa i takon gjendjes shpirtërore të plotësuar nga partneri i saj, Mark Frroku.


Duket se lumturinë që ndjen, Rudina e ndan me të gjithë nëpërmjet fotove dhe videove të ëmbla të të dyve në rrjete sociale. Prej disa ditësh, ajo dhe partneri i saj i janë drejtuar Korçës për të kaluar disa momente relaksi.

Së fundmi, në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Rudina ka publikuar dy foto ku shfaqet me Markun duke shijuar kafen e mëngjesit nën rrezet e diellit.

Por, krahas fotos ajo ka zbuluar pyetjen që i bën çdo mëngjes partnerit:

“Unë çdo mëngjes kam të njëjtën pyetje: ‘Mark, si ka mundësi jam kaq e bukur?!’ Kush e gjen si përgjigjet ai?”

Mbështet Shkodraweb Media në misionin e vet! FALEMINDERIT!

Pas kësaj, komente të shumta janë bërë nga ndjekësit, të cilët kanë dhënë ide të ndryshme.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania