Vendimi për gjyqin e Saimir Tahirit ka qenë një ndër temat më të diskutuara në rrjetet sociale. Faqet e njohura të memeve në rrjetet sociale kanë gjetur mënyra nga më të ndryshmet për të pasqyruar pritjen e tejzgjatur në gjykatë, por më pas dhe rezultatin final për ish-ministrin Tahiri.
“Brryli Broadwey” një ndër faqet më të ndjekura online ka zgjedhur të ironizojë me një foto të Presidentit të SHBA i cili i kërkon falje Tahirit. Ndërkohë që një tjetër meme e veçantë është dhe ajo e dënimit për Tahirit, i cili “akuzohet për trafik ndërkombëtar, ndërkohë që merr dënohet për gabime gjimnazistësh”.