Viti 2017 ka shenuar rritje te frekuentimit te Kalase Rozafa nga turistet. Informacioni eshte zyrtar nga Drejtoria Rajonale e Kultures Kombetare Shkoder, e cila drejtohet nga Majlinda Lacaj, ish- kandidate per deputete e PS me 25 qershor. Sipas te dhenave te perpunuara nga kjo drejtori, per periudhen janar- gusht 2017 numri i vizitoreve ne Kalane Rozafa ishte 31645 ose 4500 vizitore me shume se e njejta periudhe e vitit 2016. Po ashtu DRKK Shkoder njofton se sot ka nisur projekti i konservimit e restaurimit ne oborrin e trete te kalase, ne kullen e dyte jug- perendimore te saj. Ne vijim, fotot e turisteve dhe te nisjes se punes restauruese. /ShkodraWeb/