Një rrëshqitje dheu është konstatuar ditën e sotme në Postribë të Shkodrës. Bëhet fjalë për fshatin Omaraj, në rrugën e Prekalit. Është i njëjti vend ku edhe vjet u krijuan probleme për qarkullimin, pikërisht nga rrëshqitja e dheut. Sipas gjasave, kanë qenë rreshjet e ditëve të fundit që kanë “nxjerrë” në rrugë gurët. Rrëshqitja e dheut krijon shpesh probleme në këtë aks dhe nevojitet një investim i madhe nga qeveria për të zgjidhur njëherë e mirë këtë problem. Bashkia Shkodër me mjetet e veta, thjesht mund të bëjë lirimin e aksit, por nuk ka mjetet e duhura financiare për zgjidhjen përfundimtare të problemit për shkak të kostove. /ShkodraWeb/