FOTO/ Roza Xhuxha rikthehet në vendlindje e saj- Shkodër me një mesazh të fortë: Dashuria të na shpëtojë nga jeta…

Sot qyteti i Shkodrës, mirëpriti aktoren e mirënjohur, Roza Anagnostin. Roza u rikthye në vendlindje përpara publikut me pjesën “ Oskari dhe tezja Rozë”. Për krah saj ishin dhe disa aktorë të rinj si Françeska Hysi, Franc Bregu, Juxhin Plovishti.

Në qendër të kësaj vepre është një djalë i vogël 10 vjeçar, i cili jeton në spitalin e fëmijëve sepse vuan nga leuçemia. Slogani që mbart teksti trasmenton një mesazh shumë domethënës: “Nëse asgjë nuk mund të na shpëtojë nga vdekja, të paktën dashuria të na shpëtojë nga jeta”.

Anagnosti e quan të rëndësishme që këtë vepër ta ndjekin dhe përjetojnë spektatorët, sepse ka një lidhje shpirtërore me të.