FOTO – Ristrukturohet edhe Akademia e Futbollit Vllaznia, zyrtarizohet Drejtori Organizativ i saj…

Ristrukturimi i Akademise se Futbollit Vllaznia si nje nder sektoret me prioritar te projektit afatgjate te Grupit Partner ka perfunduar dhe tashme “arkitektura” e saj ka marre pamje te plote.


Ne pozicionin e Drejtorit Organizativ te Akademise eshte emeruar z. Arben Maliqi i cili ka nje pervoje te gjate ne menaxhim. z.Maliqi drejton degen e Intersig ne Shkoder dhe njekohesisht ka kontribuar me donacione ne zhvillimin e Akademise Vllaznia.

Kompania e Sigurimeve INTERSIG eshte nje nder sponsorat kryesore te Klubit Futbollit Vllaznia dhe emerimi i z.Maliqi vjen si rezultat i ketij bashkpunimi dhe ne funksion te transparences dhe interesimit te vazhdueshem te Intersig per te kontribuar ne zhvillimin e futbollit dhe sidomos te rinjve te cilet shihen me mjaft interes.

Nderkohe, z. Astrit Prençi nje nder lojtaret me te shquar te Vllaznise, i cili per nje kohe te gjate ka kontribuar si trajner i Akademise Vllaznia, tashme do te kete rolin e kordinatorit ne funksion te harmonizimit dhe kordinimit te trajnereve te Akademise ne perputhje me strategjine e klubit dhe identifikimin e talenteve te rinj dhe lojtareve te perspektives.

Z. Prençi do te drejtoje gjithashtu edhe ekipin U-12. Me trofete qe ka fituar, ai konsiderohet si vlere e shtuar ne zbatimin me ndershmeri dhe korrektese te strategjise afatgjate per zhvillimin e Akademise.

Mbështet ShkodraWeb Media

Sot gjithashtu ka perfunduar edhe nenshkrimi i kontratave me te gjithe trajneret e perzgjedhur te Akademise te cilet do te vijojne punen ne pergatitjen e ekipeve zinxhire. /Njoftim i Akademisë së Futbollit Vllaznia/ 

ShkodraWeb Media 2017 – 2020 © TË GJITHA MATERIALET NË KËTË FAQE MUND TË PËRDOREN LIRISHT NGA INDIVIDË E MEDIA, DUKE CITUAR NGA JANË MARRË. FALEMINDERIT!

ShkodraWeb Channel
ShkodraWeb Marketing