Ish- kreu i ekzekutivit shqiptar Fatos Nano është një ndër figurat më të njohura të politikës. Edhe pse prej vitesh i tërhequr nga jeta politike ai vijon të gëzojë një reputacion të lartë në vend.
Nano jeton në Vienë, por nuk mungojnë edhe vizitat e tij të herë pas hershme në Shqipëri. Sot ai është shfaqur në një aktivitet që po mbahet në Golem të Durrësit për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Nano është fotografuar në krah të Ali Ahmetit dhe ish- ministrit Sabit Brokaj. /Gazeta Express/