
Para disa ditëve, u shfaq shqetësimi për dëmtime në rrugën e Dajçit, ku si pasojë e përmbytjeve kishte patur shëmbje duke u hapur edhe dy gropa në mes të aksit. Përveç rrezikut të aksidenteve, rrezikonte që gropat të zgjeroheshin si pasojë e shëmbjes së dheut. Sot është mësuar se dy gropat janë mbyllur me ndërhyrjen e Bashkisë së Shkodrës. Ka qënë vetë kjo e fundit, e cila ka njoftuar në faqen e saj në Facebook, duke publikuar edhe foto të punimeve në këtë aks.
“Pas shqetësimit të ngritur për dy dëmtime në rrugën në Njësinë Administrative Dajç, ka ndërhyrë për riparim Bashkia e Shkodrës.
Siç shihet, këto dy gropa ishin rrezik aksidentesh, ndërsa mund të vazhdonin të zgjeroheshin me kalimin e kohës. Dëmtimi i rrugës erdhi si pasojë e përmbytjeve dhe qëndrimit nën ujë për një kohë të gjatë të këtij aksi.”, thuhet në njoftimin e Bashkisë Shkodër.