FOTO-RETRO/ Si festohej “Dita e Solidaritetit Ndërkombëtare të Grave”, 8 Marsi dhe gruaja në komunizëm…

8 Marsi është festuar në Shqipëri rregullisht edhe gjatë 45 viteve të komunizmit. Përcaktimi i festës ishte në sinkron me ideologjinë e kohës dhe quhej si “Dita e Solidaritetit Ndërkombëtar të Grave”. Përgjithësisht, festohej paralelisht me 7 Marsin e mësuesve dhe kishte takime të shumta “tematiko- defrimi” siç quheshin në atë kohë. Nuk mungonin fjalimet ku flitej për “emancipimin e gruas” dhe “arritjet në epokën e Partisë dhe socializmit”.

Në këto ditë, gruaja paraqitej si “e barabartë” me burrin në çdo aspekt: ushtarake duke mbrojtur atdheun nga “rreziku imperialist- revizionist”, duke punuar me kazmë e lopatë si burrat, montatore në “veprat e pesë vjeçarëve”, mjeke, agronome etj. Disa gra fatlume kishin mundësi të ishin të ftuara në festa të “udhëheqjes”, me diktatorin, kryeministrin, ministra, sekretarët e partisë apo edhe me presidenten e BGSH-së ose Bashkimit Demokratik të Grave. Më poshtë, disa foto që paraqesin gruan shqiptarë në komunizëm dhe imazhet që shpërndante sistemi i propagandës komuniste me 8 mars.

 

 

Loading...

Postimet e fundit nga ShkodraWeb

Barazon 1 – 1 me Laçin në miqësore, Vllaznia “aromë superlige”…

Ditën...

“Blofi” me ndërprerjen “pa afat” të ndeshjeve të futbollit, të martën luhet për Kupën- në fundjavë rinisin kampionatet…

Futbolli...

Zgjedhjet e vitit 2013, kryetari i Partisë Demokratike dënohet me 3 vite heqje lirie…

Tre...

Close