Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër: Që prej orës 18:00 qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje intensive shiu të cilat kanë krijuar probleme në disa akse rrugore të Shkodrës.
Punonjës të Ujësjellës – Kanalizime dhe shërbimeve publike kanë qënë të gjithë në terren për rikthimin e normalitetit në qytet në kohë rekord. Bashkia Shkodrës, do të ndërhyje për përmirësimin dhe lirimin e rrjetit ekzistues të kanalizimeve si prioritet dhe shërbim për banorët e Shkodrës.
Ndërkohë, në një publikim në faqen zyrtare të UK Shkodër në Facebook, thuhet: Pasditen e sotme, qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje me intensitet shumë të lartë. Menjëherë, grupet e Ndërmarrja Ujësjellës- Kanalizime Qarku Shkodër, janë shpërndarë në terren, duke ndërhyrë aty ku ka qenë e nevojshme. Për pak minuta, për shkak të intensistetit shumë të lartë të reshjeve, janë krijuar probleme në qarkullim në disa rrugë.
Ndërhyrja e menjëhershme e grupeve të terrenit të UKQ Shkodër, ka sjellë rikthimin e normalitetit në qarkullim brenda një kohe shumë të shkurtër. Grupet e punës do të jenë pa ndërprerje në terren, duke iu përgjigjur në kohë çdo problematike të mundshme që mund të krijohet nga reshjet. Ndërkohë, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, do të vijojë ndërhyrja për përmirësimin dhe lirimin e rrjetit ekzistues të kanalizimeve, si prioritet dhe sherbim për banorët e Shkodrës.