Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

FOTO – Rektori Gjuraj dhe rektori Božović takim në Podgoricë për forcim bashkëpunimi ndërinstitucional

ShkodraWeb 28 January, 2026
gjuraj rektori podgorice 2026

Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Tonin Gjuraj, zhvilloi një takim zyrtar me Prof. Dr. Vladimir Božović, Rektor i Universitetit të Malit të Zi, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Gjatë takimit, dy rektorët vlerësuan bashkëpunimin e frytshëm të deritanishëm mes dy universiteteve, të mbështetur në marrëveshjen zyrtare të bashkëpunimit, të nënshkruar që në vitin 2018, pa afat kohor. U theksua rëndësia e rezultateve të arritura në arsimin e lartë, kërkimin shkencor dhe mobilitetet akademike.

619540359_2725526554473393_5755609393933448156_n
621208927_2725526424473406_2751960654324978952_n
623267787_2725526521140063_93378354628494707_n
623286486_2725526391140076_2340348011486704726_n

Një vëmendje e veçantë iu kushtua zgjerimit të bashkëpunimit rajonal, si element kyç për forcimin e lidhjeve akademike dhe shkëmbimin e përvojave mes universiteteve të rajonit. Po ashtu, dy rektorët ranë dakord për amendimin e marrëveshjes ekzistuese, në frymën e zhvillimeve të reja në arsimin e lartë, duke përfshirë iniciativa rajonale studimore dhe projekte të përbashkëta për Liqenin e Shkodrës.

Një çështje me rëndësi të veçantë ishte edhe vendimi i Parlamentit të Malit të Zi për hapjen dhe financimin e Institutit të Albanologjisë në Malin e Zi, si një tregues i qartë i vullnetit politik për zhvillimin e këtij institucioni. Të dy rektorët shprehën gatishmërinë për të ofruar ekspertizën akademike dhe shkencore të universiteteve përkatëse, me synim konsolidimin e këtij instituti me rëndësi të veçantë për studimet albanologjike.

Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi, duke riafirmuar angazhimin e përbashkët për thellimin e marrëdhënieve institucionale dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen.

619717077_2725526471140068_5208884962780152079_n
621204803_2725526464473402_82126627102050143_n
624535756_2725526531140062_6246841500449142782_n
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Mirë se u ktheve Mbretëreshë!”, Lezha i “rrëmben” Shkodrës edhe Teutën, me “ndihmën” e Marin Memës
Artikull pasardhës: NGA BESI BEKTESHI – Shoqëria shkodrane adhuruesja e legjendës femencidiale, refuzuese për të respektuar mbretërit e saj ilir

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla 17 February, 2026
  • PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes 17 February, 2026
  • Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen 17 February, 2026
  • “Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm… 17 February, 2026
  • Aksidentoi për vdekje këmbësorin në orët e para të mëngjesit, arrestohet 46- vjeçari që iku nga vendngjarja 17 February, 2026
  • Çmontonte dhe shiste pjesë të automjeteve të dyshuara të kontrabanduara, procedohet penalisht 59- vjeçari 17 February, 2026
  • Policia e Shkodrës nis procedimin penal për 6 tifozë të Elbasanit, shkatërruan ndenjëset në “Loro Boriçi” 17 February, 2026
  • Dosja e famshme “5D”, SPAK jep pretencën për personat e akuzuar, burgime nga 2 deri në 11 vjet… 17 February, 2026
  • KESH nis shkarkimet nga hidrocentralet, fshati Obot nis “përballjen” e radhës me përmbytjet… 17 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 17 shkurt 2026… 17 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

tonin marina salla 2026

FOTO – Programi i kontrollit biologjik të dëmtuesit të gështenjës, nënshkruhet marrëveshja me ministrin Salla

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
frederik rreshpja

PËRVJETOR – Frederik Rreshpja, poeti që i këndoi gjëmimshëm vetmisë, ngulmueshëm tragjizmit dhe trazueshëm dhimbjes

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
rama gjykata kushtetuese 2025

Rritja e pagave për gjykatësit u kundërshtua nga qeveria, Gjykata Kushtetuese jep vendimin për çeshtjen

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
paketa maleve 2026

“Paketa e Maleve”, përfundon faza e shqyrtimit të aplikimeve, Bashkia Shkodër njoftim të rëndësishëm…

ShkodraWeb 17 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.