Fshati Reç në Malësinë e Madhe duket se do të jetë i pari që do të pajiset me tapi për tokën bujqësore. Kjo është bërë e ditur në një takim të organizuar një Njësinë Administrative Shkrel me banorë të zonës nga kryebashkiaku Tonin Marinaj. Në takim ishte i pranishëm edhe Nënprefekti i M.Madhe Hysen Hysaj dhe shefja e Urbanistikës në Bashki Ermelinda Volaj.
Matjet e nevojshme do të kryehen nga një kompani, përfaqësuesi i të cilës ishte i pranishëm në takimin me banorët e Reçit. U nënvizua se tapia do të jepet brenda një harku të shkurtër kohor, sapo të kenë përfunduar matjet, aty ku nuk ka probleme me pronësinë e tokës.
Kështu Reçi, do të jetë fshati i parë në Bashkinë Malësi e Madhje që do të futet në sistem dhe do të përfitojë tapitë për tokat bujqësore. Nga ana e tyre, banorët janë falenderuar për bashkinë dhe kryetarin që përzgjodhën pikërisht Reçin për nisjen e procesit të pajisjes me tapitë e tokave bujqësore.
Përgjithësisht, në M.Madhe nuk ka probleme me pronësinë e tokës bujqësore. Pavarësisht ligjit të famshëm 7501, pjesa më e madhe e tokës është ndarë sipas “kufijve të vjetër” nga vetë banorët dhe trashëgimtarët e mundshëm në vite. /ShkodraWeb/